Gossip Showbiz

Pas puthjes në “SNL”, Kim Kardashian dhe Pete Davidson kalojnë fundjavën së bashku “si shokë”?!

Disa javë më parë, ylli i “Keeping Up With The Kardashian”, Kim Kardashian ishte pjesë e një performance krah aktorit Pete Davidson në rolin e Jasminës dhe Aladinit në “Saturday Night Live”. Gjatë premierës ata shkëmbyen një puthje të gjatë e cila shkaktoi disa dyshime në publik.

Ata duket se janë bërë shokë shumë të mirë me njëri-tjetrin pasi disa orë më parë janë parë së bashku në një kënd lojrash teksa po shijonin shoqërinë e njëri-tjetrin. Me ta ishin dhe disa miq të tjerë të përbashkët.

Sipas shumë fotove të publikuara dhe video-ve, ata janë parë të kapur prej duarsh teksa ishin në një ‘rollercoaster’. Gjatë kësaj fundjave të Halloween, dyshes i është bashkuar dhe Kourtney Kardashian së bashku me të fejuarin e saj Travis Barker, të cilët disa ditë më parë u fejuan zyrtarisht dhe ndanë me të gjithë ndjekësit momentet më të bukura nga propozimi.

Për t’u rikthyer tek Kim dhde Pete, një burim për “People’ ka treguar se mes tyre nuk ka asgjë më shumë sesa një shoqëri, ndodh shpesh që të jenë nën shoqërinë e njëri-tjetrit pasi bëjnë pjesë në të njëjtin rreth shoqëror.

Kim Kardashian ishte nën drejtimin e “SNL” në fillim të muajit tetor dhe shkëlqeu në të me anë të monologut shumë për të qeshur dhe një prej skenave në të cilën ishte i përfshirë dhe Davidson.

Kujtojmë se Kardashian edhe pse po ruan një raport miqësor me ish partnerin e saj Kanye, ende po vijon me procedurat e divorcit. Nga ana tjetër edhe komediani Pete mendohet se është ndarë së fundmi nga lidhja e tij me aktoren, Phoebe Dynevor pasi kishin konfirmuar marrëdhënien e tyre në korrik të këtij viti.