Celebrities Gossip Showbiz

Pasi deklaroi se është fanse e dashurisë së Princit Philip dhe Mbretëreshës, fansat “kryqëzojnë” Lana del Rey-n!

Pak ditë më parë ndërroi jetë Princi Philip, Duka i Edinburghut. Vdekja e tij shkaktoi bujë të madhe mediatike në të gjithë botën dhe nuk ishin të paktë personazhet publikë që i shprehën familjes mbretërore ngushëllimet për humbjen e tij.

Por ngushëllimet e këngëtares së njohur Lana del Rey duket se nuk janë pritur fare mirë nga ndjekësit. Pse do thoni ju?! 35-vjeçarja ka postuar në Instagram foto të Princit e Mbretëreshës kur ishin ende të rinj, teksa tregonte se ishte fanse e dashurisë së tyre.

E gjitha kjo mjaftoi që fansat t’i “vërsuleshin” asaj me disa komente ku deklaroheshin kundër këtyre fotove si dhe duke i kërkuar asaj t’i fshinte menjëherë ato. Por çfarë i ka irrituar kaq shumë ata?!

 

Ndjekësit mendojnë se Princi Philip dhe Mbretëresha Elizabeth kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin. Sipas tyre, Mbretëresha dhe Princi Philip janë stër-stër-nipat e Mbretëreshës Victoria.

Rikujtojmë, se ditën e djeshme është bërë e ditur se princ Harry ka mbërritur në Britani, për herë të parë që pas largimit nga pallati mbretëror së bashku me Meghan Markle. “The Sun” ka mësuar se Harry mbërriti nga një fluturim i “British Airways” në Aeroportin Heathrow të Londrës rreth orës 13:15.