Celebrities Gossip Showbiz

Pasi e akuzoi se i dështoi koncerti prej saj, Nora Istrefi i kundërpërgjigjet menaxherit të VIP-ave!

Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë shumë të kuruar dhe jo pak herë na befason me daljet e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta. Për sa i përket karrierës, ndër vite bukuroshja na ka falur këngë shumë të bukura që janë pëlqyer nga audienca.

Mirëpo, së fundmi Nora është përmendur nga Alesio Aliaj, i njohur dhe si menaxheri i VIP-ave në një intervistë të dhënë për Top Channel në emisionin “Shqipëria Live”. Ky i fundit është shprehur se këngëtarja jo vetëm që nuk i ka sjellë fitime nga një koncert i bërë dikur në festën e Pavarsisë, por madje ka dalë me humbjr prej saj.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar vetë Nora me anë të një Instastory duke treguar anën e saj të së vërtetës.

Është dëshpëruese të dëgjosh një deklaratë si ajo e Alesios në Top Channel. Deklarata se ai paska humbur nga koncerti në Australi për shkakun tim, është plotësisht e pavërtetë. Përkundrazi, pati mjaftueshëm publik duke marrë parasysh jo-seriozitetin e Alesios në organizimin e eventeve. E vërteta: Alesio në koncertin paraprak njoftoi se në Australi do të performojnë dy nga kolegët tanë dhe i nxori në shitje biletat. Por, në koncert nuk këndoi njëri nga artistët më të mirë në shqiptari dhe publiku u zhgënjye. Ky veprim i tij ndikoi që fansat të mos besojnë në mbajtjen e koncertit tim. Apo ta kenë marr inat. Sikur të ishte korrekt nuk do t’i merrte salla pjesëmarrësit, siç ndodhi në koncertin e dytë të mbajtur pikërisht në Australi. Tendenca të tilla për të njollosur një karrierë dhe punë shumë serioze timen, janë të kota e të pabaza.

Nora së fundmi është rikthyer fuqishëm edhe në muzikë ku ka lansuar dhe dy projekte të reja muzikore. Bëhet fjalë për ‘Më mungon’ të cilën e solli solo dhe ka mbi 3 milion klikime dhe bashkëpunimin me NRG Band ‘Ki me lyp me m’pa’ që në vetëm 1 muaj nga publikimi e ka kaluar shifrën e 7 milion klikimeve.