Celebrities Gossip Showbiz

Nora Istrefi sapo na zbuloi se kush ‘i mungon’!

Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë shumë të kuruar dhe jo pak herë na befason me daljet e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.

Së fundmi, këngëtarja seksi ka befasuar sërish dhe jo vetëm me ‘look-un’ e saj, por edhe me paralajmërimin për një surprizë që kishim kaq shumë muaj që e prisnim që pas bashkëpunimit të saj super të suksesshëm veror me Melinda Ademin dhe Gjikon.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram para pak ditësh Nora teksa ka postuar një foto të sajën nga një look në një skenë të klipit ku shfaqej veshur me një kostum me lule krahas paralajmëroi për projektin e saj më të ri ‘Më mungon’.

E vetëm pak më parë patëm mundësi të dëgjonim “Më mungon” nga Nora, një këngë dashurie perfekte për këto ditë të ftohta. Komentet lidhur me këngën po jua lëmë ju në dorë!

Kujtojmë se, Nora gjatë verës ka publikuar këngën e saj të fundit në bashkëpunim me Melinda Ademin dhe Gjikon. ‘Ay Caramba’ është pëlqyer shumë nga ndjekësit duke numëruar mbi 19 milion klikime.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë dy vite tashmë që i kanë dhënë fund martesës së tyre, e sigurisht duhet përmendur që ndarja e tyre duhet të jetë shembull për shumë çifte të tjera të showbiz-it. Dhe pas përfundimit të marrëdhënies së tyre ata kanë ruajtur raporte shumë të mira, kjo dhe për faktin se së bashku kanë dhe një vajzë të quajtur Renee. Dyshen e kemi parë të frekuentohen shpesh dhe pas ndarjes, qoftë në pushime apo dhe në shtëpi duke kaluar kohë me familjarët e tyre.