Celebrities Live From Tirana

“Përveç Donaldit të tjerët rrinë pas potureve…”/Juna dhe Nardi na tregojnë më shumë rreth “BBV”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishin të ftuar në studio dy nga ish-banorët e edicionit të parë të “Big Brother”, Juna Vata dhe Nardi për të na folur më shumë rreth eksperiencës së tyre, si e shohin ata edicionin e këtij viti dhe jo vetëm. Pyetja e parë që ju bë ish-konkurrentëve ishte nëse do të pranonin të bëheshin pjesë e “Big Brother Vip” dhe a e kanë ndjekur edicionin e këtij viti?

Nardi: Do ta kisha provuar por të ishte edhe mikja ime Juna.(qesh) Unë e ndjek vetëm Prime-ve. Nuk kam asnjë të preferuar por më pëlqen Beniada.

Juna: E kam ndjekur në fillim më shumë, por pastaj e lash sepse isha në muaj mjalti(qesh). Nuk të lë as Instagrami mos ta ndjekësh. Për ne që e kemi kaluar vet kemi kuriozitet ta shohim. 

Nëse do riktheheshin pas në kohë çfarë do të bënin ndryshe Juna dhe Nardi?

Nardi: Nuk do të flija gjumë, do të debatoja dhe do të diskutoja me Ilir Shaqirin. Në momentin që do i thoja diçka do të merrej me mua 30 ditë. Iliri e ka zakon të viktimizohet, 3 muaj të njëjtën muhabet do të ketë derisa të fitojë “Big Brother”-in. Ilirit nuk i kthehet njeri sepse nuk janë njerëz që duan të debatojnë. Përveç Donaldit të tjerët rrinë pas potureve. U nis Einxhel pak në fillim por sikur çaloi rrugëve. Nuk po merret më me debate, është tërhequr pak.

Juna: Nëse do të isha në këtë moshë që jam tani gjërat do të ishin ndryshe. Atëhere i bëja gjërat siç i ndjeja. Nuk mund të krahasosh personazhet Vip-a që janë mësuar me kamera me njerëz që nuk janë mësuar me to. Unë njoh shumë pak aty. Einxhelin e kam shoqe nga jashtë. Të preferuar kam Beniadën, bën sens në të gjitha drejtimet. Nuk mendoj se ka bërë ndonjëherë gabim, të sjellë shumë pozitivitet. Iliri është i preferuari i brezit të mamave tona.(qesh) dhe për mua është konkurrent i fortë.