Design

Po kërkoni një ndryshim rrënjësor në shtëpinë tuaj?! Njihuni me stilet më të njohura të dizajnit të brendshëm!

“Shtëpia juaj duhet të tregojë historinë se kush jeni dhe të jetë një koleksion i asaj që doni”,- thotë arkitekti i famshëm Nate Berkus në librin e tij, “The Things That Matter”.

Shtëpitë tona janë një shprehje e vetvetes, por ato nuk janë plotësisht origjinale, pasi ka një numër stilesh të dizajnit të brendshëm në të cilin shumica prej nesh përshtaten.

Njihuni me disa prej tyre që i kanë rezistuar kohës dhe pyesni veten: “Cili jeni ju?”

1. Stili Bohem.

Rrjedhur nga fjala franceze, bohem do të thotë artistike dhe jokonvencionale si shtëpia e stilistes me bazë në Sidney, Sibella Court.

2. Sili bregdetar.

Të mbushura me rërë, ambjentet e brendshme bregdetare janë të përhapura përherë në Australi. E dominuar nga drita natyrore, shtëpia buzë detit në Sidney, është një shembull i përsosur i “stilit të plazhit”.

3. Stili minimalist.

“Mbreti” i stilit minimalist modern është padyshim Axel Vervoordt, i cili ishte i famshëm në industri shumë kohë para se puna e tij për Kim Kardashian dhe Kanye West të popullarizonte emrin e tij. Dizajni minimalist karakterizohet nga paleta të ngjyrave kafe me një theks në teksturë.

4. Stili “Country”.

Tavani i ekspozuar dhe druri janë detajet kyçe të këtij stili i cili imiton pamjen e shtëpive tradicionale të fermave. Stili i kuzhinës, është një zgjedhje e ngrohtë dhe klasike e këtij dizajni.

5. Stili “Art Deco”.

Për herë të parë ky stil është parë në Francë rreth vitit 1920. Ambjentet e brendshme të “Art Deco” karakterizohen nga ngjyra të theksuara, forma gjeometrike dhe detaje të ndërlikuara. Parketi në dysheme është e stilit klasik.

6. Stili bashkëkohor.

Dizajni bashkëkohor favorizon forma të ‘buta’ dhe të rrumbullakëta në krahasim me linjat e zymta që shihen në modelin modern të mesit të shekullit. Trend-i drejt mobiljeve ‘topolake’, si divani i paraqitur më poshtë, është një shembull i mirë i këtij stili.

7. Stili “Monokromatike”.

Ky lloj stili ka në thelb vetëm një ngjyrë në hije të ndryshme. Kjo gamë e rafinuar e ngjyrave krijon ndikim të fortë në një hapësirë.

8. Stili provincial.

Stili provincial zakonisht i referohet provincës franceze, e cila shquhet për mobilje druri të gdhendura me zbukurime, mure të suvatuara me të bardha dhe dritare të mëdha.

Ndërkaq, pemët shpesh vuajnë më shumë kur bëhet fjalë për ndërtimin e diçkaje të re. Por për disa arkitektë, prerja e pemëve lokale për hir të projekteve të tyre nuk është një mundësi.

Ata i bëjnë pemët të ndiehen të sigurta dhe komode brenda shtëpive të tyre, hoteleve dhe restoranteve dhe të provojnë se natyra dhe modeli urban mund të bashkëjetojnë në paqe dhe harmoni.