Bota

Prej kohësh vuante nga depresioni, shuhet ylli i “General Hospital” Billy Miller!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare ylli i “General Hospital”, Billy Miller, pas një lufte me depresionin. Fituesi tre herë i “Emmy”-t, i cili luajti gjithashtu në filmin “The Young and the Restless”, vdiq të premten në Austin, Teksas. Shkaku i vdekjes nuk është zbuluar ende zyrtarisht, megjithëse përfaqësuesit e aktorit pohuan se ai po luftonte me ‘depresionin’ në kohën e vdekjes së tij.

Vdekja e aktorit erdhi vetëm dy ditë para ditëlindjes së tij të 44-të. Miller la pas nënën e tij, Patricia dhe motrën e tij Megan. Miller ishte diplomuar për komunikim në Universitetin e Teksasit përpara se të transferohej në Los Angeles. Aktori hyri në industrinë e argëtimit pasi mori një rol në telenovelën popullore “All My Children”, duke luajtur personazhin e Richie Novak. Më pas ai iu bashkua kastit të “The Young and the Restless” në 2008.

Miller u largua nga shfaqja në 2014. Ai mori tre çmime “Emmy” për rolin, dy për aktorin dytësor të shquar në një serial dramë dhe një për aktorin kryesor të shquar në një serial dramë. Miller iu bashkua kastit të “General Hospital” në vitin 2014. Ai luajti Jason Morgan dhe Drew Cain deri në vitin 2019.