Sociale

Protesta e pedagogëve, Senati Akademik i Universitetit të Tiranës u miraton rritjen me 8% të pagës

Universiteti i Tiranës rrit pagat e pedagogëve me 8 %. Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 5 tetor, për rritje të pagës me 7% nga buxheti i shtetit dhe 8% nga universitetet, Universiteti i Tiranës është bërë i dytë institucion i arsimit të lartë që ka marrë vendimin, pas atij të Mjekësisë.

Ishte qeveria që vendos të rrisë me 15% pagën e pedagogëve, pas protestave të këtyre të fundit. Vendimi u mor sot nga qeveria, nga ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe 8% do të mbulohet nga vetë bordi i administrimit.

Në daljen për mediat, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, nënvizoi se mbështetja e qeverisë ndaj pedagogëve nuk është vetëm një rritjen e pagës, por edhe në aspekte të tjera.

Prej disa ditësh një pjesë e pedagogëve janë ngritur në protestë, ku ndër të tjera kërkojnë rritje të pagave. Bojkoti pjesërisht vijon dhe në rrethe.

Më herët, kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi tha se qeveria ka dhe dy ditë kohë për t’iu përgjigjur kërkesave të parashtruara, ndryshe të mërkurën ata hyjnë në grevë urie.

Ne këtë betejë e kemi filluar prej tre vitesh, por e kemi intensifikuar dy muajt e fundit. Qeveria ka treguar se nuk ka veshë për të dëgjuar problematikat tona apo sy për të parë gjendjen e universiteteve tona. Ofron gjithmonë zgjidhje makiazh pa e shoqëruar me vendime konkrete. Së fundmi është vënë me initimidim dhe presione që të shuhet kauza jonë e drejtë. Është propozuar që të kalohet në formën e grevës së urisë dhe që në këtë fazë mund të ndërgjegjësojë opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar që të dëgjohet kauza jonë.

Lajm në përditësim…