I ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” ka qenë ish-banori i shtëpisë së Big Brother VIP, Armaldo Kllogjeri. Tenori ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e tij pas BBV dhe gjithashtu është ndalur edhe tek karriera e tij.
Armaldo tha se u shkarkua nga institucioni pasi kishte mbaruar afati i lejes që kishte kërkuar, por do të rikthehet sërish.
Jam ende pa punë në Institucionin e Teatrit të Operas dhe Baletit. Qëlloi një situatë dhe periudhë paksa e ndërlikuar se ishin zgjedhjet dhe nuk kisha mundësi të rifilloja përsëri. Duke qenë se kishte mbaruar afati lejes që unë kisha kërkuara, automatikisht drejtoria apo administrata zbatuan ligjin për të më pezulluar nga puna.
Kur ke ndërmend të rikthehesh?
Sapo të rihapet audicioni, do jem sërish në punë.
Pra ka qenë Big Brother VIP ai që e ka lënë pa punë apo jo?
Për të arritur qëllimet në jetë duhet të sakrifikohesh. Qëllimi im të njihesha më shumë në publik që kishte një shikueshmëri të jashtëzakonshme, por edhe për të përçuar disa vlera familjare apo njerëzore që nuk po i përmend sepse besoj janë vënë re brenda shtëpisë.