Tech

Pushohen hetimet, Facebook kap vlerën e 1 trilionë dollarëve!

Facebook kapërceu ditën e djeshme vlerën 1 trilionë dollarë për herë të parë. Kompania e medias sociale është e pesta që arrin këtë objektiv duke ju bashkuar Apple, Microsoft, Amazon dhe Google.

Aksionet e kompanisë u rritën ditën e djeshme pasi u pushuan dy hetime ndaj rrjetit social nga Komisioni Federal Tregtar.

Thuajse të gjitha të ardhurat e Facebook vinë nga reklamimi në Facebook dhe Instagram. Kompania gjithashtu ka tentuar të hyjë në biznesin e harduerëve me Portal apo pajisjet Oculus.

Për herë të parë Facebook doli në bursë në 2012 me vlerë prej 104 miliardë dollarësh. Në 2018-ën pësoi një humbje kolosale pasi raportoi të ardhura të dobëta për tre mujorin e dytë të atij viti.

Rënia vijoi pas skandaleve, lajmeve të rreme dhe vjedhjen e informacioneve.