Celebrities Gossip Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Çifti, që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 3”, duket se ka sheshuar mosmarrëveshjet. Romeo dhe Heidi janë parë ditën e sotme nëpër shtëpi shumë të afërt me njëri-tjetrin e së fundmi të vetëm në lavaneri larg syve të banorëve të tjerë kanë shkëmbyer puthje pasionante me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme Juli teksa po qëndronte në oborr me disa nga banorët i ka ‘propozuar’  Eglës që të lidhen bashkë. Kjo për të ironizuar Romeon dhe Heidin për romancën e tyre, pasi Juli mendon se  Romeo e përdor për tu viktimizuar në shtëpi.