Tech

Reagime të shtumta në Twitter pas deklaratës së Elon Musk!

Shefi ekzekutiv i Twitter, Elon Musk, ka vendosur që “cis” dhe “cisgender” tani do të konsiderohen si sharje në platformën e mediave sociale. “Cisgender” zakonisht i referohet individëve, identiteti gjinor i të cilëve përputhet me seksin e tyre të lindjes. Nëse një individ lind mashkull dhe ka një identitet gjinor mashkullor, atëherë ai do të konsiderohej “cisgender”.

Deklarata u bë në përgjigjet e James Esses, një figurë mediatike e krahut të djathtë irlandez, i cili ankohej se komentuesit në mediat sociale e quanin atë “cissy”. “Dje, pasi postova një Tweet duke thënë se e refuzoj fjalën “cis” dhe nuk dua të më quajnë ashtu, kam marrë një mori mesazhesh nga trans aktivistë që më quajnë “cissy” dhe më thonë se jam “cis”-ka shkruar ai. “Vetëm imagjinoni nëse rolet do të ndryshonin.”

Musk u përgjigj me një njoftim se “ngacmimi i përsëritur dhe i synuar kundër çdo llogarie do të bëjë që llogaritë ngacmuese të marrin pezullime të përkohshme. Fjalët ‘cis’ ose ‘cisgender’ konsiderohen sharje në këtë platformë,”- shkroi miliarderi i teknologjisë, duke nxitur reagime në platformë.

Autori bestseller i NYT, Seth Abramson dyshoi se Musk nuk e di se çfarë do të thotë fjala. “Jam 102.3% i sigurt që Elon nuk e ka idenë se çfarë do të thotë “cis” ose “cisgender”. “Kërcënimi për të pezulluar përdoruesit në platformën tuaj të ‘fjalës së lirë’ sepse ata shqiptuan një fjalë që ju nuk e kuptoni, nuk është e drejtë”.-shton ai.

Së fundmi Musk ka rifituar titullin e njeriut më të pasur në botë. Kreu i Tesla, SpaceX dhe Twitter dhe manjati francez Bernard Arnault janë vazhdimisht në garë për kryesimin e listës së Bloomberg të njerëzve më të pasur në botë. Megjithatë, Arnaud humbi vendin e parë për shkak të rënies së çmimit të aksioneve të LVMH. Besimi i tregjeve në fuqinë e sektorit të luksit po pakësohet dhe aksionet e LVMH kanë rënë me rreth 10% që nga prilli.