Bota

Referendumet ruse në Ukrainë, Britania e Madhe njofton sanksione të reja!

Britania ka njoftuar se do të ndërmarrë sanksione të reja, si përgjigje e referendumeve që po mbahen nga Rusia në Ukrainë.

92 sanksionet e ndërmarra nga Britania e Madhe zynojnë të “godasin” zyrtarët e lartë që po ndërmarrin veprime për të vënë në funksion refreendumet në Ukrainë.

Ata gjithashtu synojnë oligarkët me një vlerë neto prej 6.3 miliardë paund dhe drejtues nga bankat kryesore shtetërore, tha Zyra e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar.

Në njoftim thuhet se votat janë një “përpjekje e dëshpëruar për të rrëmbyer tokën dhe për të justifikuar luftën e tyre të paligjshme” dhe përfshinte “dezinformim, frikësim dhe rezultate të rreme”.

Sekretari i Jashtëm James Cleverly tha: “Sanksionet e sotme do të synojnë ata që qëndrojnë pas këtyre votave të rreme, si dhe individët që vazhdojnë të mbështesin luftën e agresionit të regjimit rus.

“Ne qëndrojmë me popullin ukrainas dhe mbështetja jonë do të vazhdojë për aq kohë sa duhet për të rivendosur sovranitetin e tyre.”

Cleverly tha se Mbretëria e Bashkuar deri më tani kishte sanksionuar mbi 1200 individë dhe mbi 120 subjekte me një vlerë të përafërt prej mbi 130 miliardë paund.