Sport

Refuzuan bikinin “seksist”, gjobë hendbollisteve norvegjeze!

Gjobiten lojtaret norvegjeze të hendbollit në plazh, refuzuan bikinin slip gjatë një ndeshjeje me Spanjën në Kampionatin Europian të Bullgarisë.

Fillimisht, rrezikuan skualifikimin por “u falën” dhe morën vetëm 1.500 euro gjobë për “veshje të papërshtatshme”. Norvegjezet u prezantuan me pantallona të shkurtra në vend të bikinit slip, mbajtjen e të cilit e konsiderojnë “seksizëm”.

Hendbollistja Katinka Haltvik:

Që nga fillimi, vepruam spontanisht!

Në fakt, që në ndeshjen e parë pjesëtaret e skuadrës njoftuan se dëshironin të mbanin diçka më mbuluese por nga Komisioni Disiplinor morën si përgjigje një “JO” të thatë. Lojtaret norvegjeze akuzuan organizatorët për seksizëm e veprime që i vunë në vështirësi.

Sipas rregullores, lojtarët duhet të zbresin në fushë me pantallona, të paktën 10 cm mbi gju ndërsa lojtaret të mbajnë bikini slip deri në 10 cm.