Bota Tech

Rënia e WhatsApp, Facebook, Instagram, zbulohet “fajtori”/ Zuckerberg kërkon falje!

WhatsApp, Facebook, Instagram e Messenger, infrastrukturat sociale të ekosistemit të Mark Zuckerberg-ut u rikthyen ndërsa vetë themeluesi kërkoi falje.

Kërkojmë falje për ndërprerjen! E dimë sa mbështeteni në shërbimet tona, për të qëndruar në kontakt me personat që keni për zemër!

Zv.presidenti i Infrastrukturave të Facebook-ut, Santosh Janardhan shpjegoi:

Blackout-i botëror që goditi Facebook-un, Instagramin e WhatsApp-in u shkaktua nga modifikime në konfigurimin e pajisjeve router që bashkërendojnë trafikun e rrjetit me qendrat e tij të të dhënave. Kjo ndërprerje ndikoi mënyrën si komunikojmë qendrat e të dhënave, duke bllokuar shërbimet tona.

Si në të gjithë botën, ashtu edhe në Shqipëri, WhatsApp, Facebook, Instagram e Messenger u bënë të paarritshëm për orë të tëra. Dje rreth orës 17:30, downdetector.com, ku sinjalizohen problemet me platformat në internet po merrte ankesa në nivel global. Në mbrëmje vonë, rinisi funksionimi.  Kjo është ndërprerja më e rëndë deri tani e gjigantit të rrjetit social ndërsa ajo më e fundit datonte 19 marsin, por vetëm 45 minuta.

Në Twitter nuk u kursyen dozat e ironisë për ndërprerjen, me hashtagët: #whatsappdown, #instagramdown, #facebookdown.