Tech

Roboti humanoid Ameca vjen me një përditësim të ri në sistemin e tij!

Roboti humanoid Ameca mund të shihet teksa shkel syrin, duke shtrënguar buzët, dujke vrenjtur vetullat dhe duke buzëqeshur në një pasqyrë pasi mori një përmirësim të aftësive të shprehjes së fytyrës. Android-it iu bënë update 12 aktivizues të rinj të shprehisë së fytyrës – një komponent i një makine që kontrollon lëvizjet – dhe roboti gati si njeri i tregoi aftësitë e tij para një pasqyre në një video të ngarkuar në YouTube.

Ameca, i cili është një produkt i Engineered Arts me bazë në Mbretërinë e Bashkuar dhe i cilësuar si roboti humanoid ‘më i avancuar në botë’, është parë më parë duke kapur dorën e një studiuesi në një video pasi ai kishte hyrë në ‘hapësirën personale’ të tij. Engineered Arts ka shkruar në faqen e saj të internetit se:

E projektuar posaçërisht si një platformë për zhvillim në teknologjitë e ardhshme të robotikës, Ameca është platforma e përsosur robotike humanoid për ndërveprimin njeri-robot. Ne fokusohemi në t’ju sjellim teknologji inovative, të cilat janë të besueshme, modulare, të përmirësuara dhe të lehta për t’u zhvilluar.

Përmirësimi i fundit i Ameca-s shkaktoi një sërë komentesh nga përdoruesit e YouTube duke përfshirë disa që thanë se ishte punë ‘e pabesueshme’.

Nga ana tjetër themeluesi dhe drejtori i kompanisë Tesla, Elon Musk, së fundmi ka bërë të ditur se roboti humanoid do të prezantohet më 30 shtator. Bëhet fjalë për prototipin e robotit humanoid që besohet se deri atëherë do të jetë funksional. Optimus apo Optimus Subprime është roboti humanoid që Musk e paralajmëroi gjatë Tesla Ai Day në gusht të vitit të kaluar, ku prezantohet vizioni i miliarderit sa i përket robotit që do të mund të kryente detyra të caktuara në vend të njeriut.

Versioni i parë i Optimusit do të duhej të fillonte të prodhohej gjatë vitit të ardhshëm.

Ai do të mund të kryej pothuajse gjithçka çfarë mund të bëjë njeriu. Thjesht roboti do të punojë për njerëzit. Ndoshta është e vështirë të imagjinohet një gjë e tillë, por Optimus po zhvillohet në këtë aspekt dhe do të kujdesemi që të jetë i sigurt pa gjëra në stilin ‘Terminator’. Ai do ta transformojë botën më shumë se makina.