Tech

Ja kur pritet të jetë funksional roboti humanoid!

Themeluesi dhe drejtori i kompanisë Tesla, Elon Musk, së fundmi ka bërë të ditur se roboti humanoid do të prezantohet më 30 shtator. Bëhet fjalë për prototipin e robotit humanoid që besohet se deri atëherë do të jetë funksional. Optimus apo Optimus Subprime është roboti humanoid që Musk e paralajmëroi gjatë Tesla Ai Day në gusht të vitit të kaluar, ku prezantohet vizioni i miliarderit sa i përket robotit që do të mund të kryente detyra të caktuara në vend të njeriut.

Versioni i parë i Optimusit do të duhej të fillonte të prodhohej gjatë vitit të ardhshëm.

Ai do të mund të kryej pothuajse gjithçka çfarë mund të bëjë njeriu. Thjesht roboti do të punojë për njerëzit. Ndoshta është e vështirë të imagjinohet një gjë e tillë, por Optimus po zhvillohet në këtë aspekt dhe do të kujdesemi që të jetë i sigurt pa gjëra në stilin ‘Terminator’. Ai do ta transformojë botën më shumë se makina. 

Musk shtoi se roboti do të mund të lëviz si njerëzit dhe të kryej disa punë, siç është shkuarja në dyqan dhe në disa raste mund ta zëvendësojë njeriun pa përbërë kërcënim. Optimus do të jetë 1.7 metra i lartë, do të peshojë 56.6 kilogramë, do të prodhohet nga materialet e lehta dhe do të ketë duar të ngjashme me ato të njeriut.

Koka e tij do të jetë e pajisur me kamerë që përdor autopilot të ndërtuar nga kompania Tesla, ndërsa fytyra do të shfaq ekranin që do të tregojë informacionet e nevojshme. Ky robot do të mund të transportojë mallra deri në 45 kilogramë dhe shpejtësia maksimale e lëvizjes do të jetë 8 kilometra në orë. Lëvizjet do t’i bëjë falë 40 lëvizësve elektromekanik. Në treg pritet të kushtojë nga 10 mijë dollarë, varësisht nga opsionet që do të ketë.

Rikujtojmë, se së fundmi, japonezët kanë krijuar robotin që luan basketboll, më saktësisht deri më tani ka mundur vetëm të gjuaj nga vendi në drejtim të koshit dhe asnjëherë nuk ka dalë bllof. Në Saitama Super Arena, japonezët në gusht prezantuan robotin që luan basketboll, pak para fillimit të lojërave Olimpike në Tokio.