Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati uron publikisht Loreen për triumfin në Eurovizion 2023!

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

Loreen, e cila përfaqësonte Suedinë në Eurovizion 2023 u rikthye në kompeticionin muzikor pas 11 vitesh, ka shkëlqyer sërish duke rrëmbyer çmimin e madh me “Tatto”. Një nga artistet shqiptare që e ka uruar publikisht këngëtaren suedeze për fitore ka qenë edhe Ronela, e cila ka postuar një foto me të dhe ka shkruar:

Urime për trofeun tënd të dytë Loreen

Ronela po punon për këngën e saj të re që pritet të publikohet së shpejti dhe me anë të një video na ka zbuluar një ‘look’ të saj në videoklip. Ama ajo çfarë mori vëmendjen ishte modeli i flokëve të saj shumë i veçantë dhe i komentuar shumë nga ndjekësit.