Celebrities Gossip Showbiz

Rudina Dembacaj akuzon Einxhel Shkirën për vjedhjen e idesë së emisionit: “Ide ‘origjinale’ të talenteve të ekranit!”

Rudina Dembacaj është një ndër emrat më të dashur dhe sigurisht më të përfolur sidomos pas martesës me Mark Frrokun. Aktorja njihet si një personazh pa doreza dhe shumë e drejtpërdrejt që nuk ngurron të thotë atë që mendon hapur.

Së fundmi, duket se aktorja ka akuzuar  një nga banoret e ‘Big brother VIP” dhe bëhet fjalë pikërisht për Einxhel Shkirën. Teksa mbrëmjen e djeshme gjatë Prime-t, produksioni i realizoi bukuroshes ëndrrën e saj për të patur një emision të sajin që është në funksion të shkollimit të vajzave dhe grave që nuk kanë mundësi pa asnjë dallim.

Mirëpo, duket se aktorja këtë ide që Einxhel është shprehue se është e saja, Rudina gjithashtu thotë se një gjë të tillë ajo e ka menduar para një viti duke treguar dhe një postim të sajin dikur. Krahas e ka shoqëruar me mbishkrimin ironik për prezantuesen:

U zgjova me ide ‘origjinale’ të talenteve të ekranit! Mirëmëngjes 

Me datë 1 tetor të këtij viti, aktorja e njohur dhe shumë e pëlqyer nga publiku Rudina Dembacaj zhvilloi ceremoninë e shumëpritur të dasmës së saj. Bukuroshja u martua me ish-deputetin Mark Frroku. Kujtojmë se vetë ajo vendosi që ta bënte publike lidhjen e saj me anë të një postimi në rrjetin social Instagram në vitin 2020.

Rikujtojmë se, para pak kohësh e ftuar në “Pardon My French”, Rudina dha intervistën e saj të parë që nga dita e dasmës së saj. Lidhur me këtë event kaq të rëndësishëm, Rudina tregoi shumë gjëra të pa rrëfyera më parë.