Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Kemi hyrë në një epokë shumë të çuditshme…
dikur njerëzit shkonin në stadium për të parë sportin.
Sot sporti po përdor inteligjencën artificiale… për të të studiuar ty.
Ferrari tani ka futur IBM-in në lojë që t’i kthejë fansat e Formula 1 në “superfans”. Pra jo më,thjesht tifozë që shohin garën dhe ikin. Jo. Tani aplikacioni i Ferrarit do të dijë çfarë postimesh të pëlqejnë, çilët pilotë ndjek, çfarë emocionesh ke dhe ndoshta shumë shpejt do të të pyesë:
“Pse nuk hape app-in sot?
IBM dhe Ferrari kanë rindërtuar komplet aplikacionin e tifozëve duke përdorur AI. Tani aplikacioni ka përmbledhje garash të shkruara nga inteligjenca artificiale, analiza, mini-lojëra, parashikime rezultatesh dhe madje një AI companion që i përgjigjet pyetjeve të fansave.
Pra praktikisht Ferrari po krijon ChatGPT-në e tifozëve të Formula 1.
Ideja është që çdo tifoz të ndihet “special”. Dhe këtu fillon pak Black Mirror-i. Sepse AI shikon çfarë lexon, çfarë komenton dhe çfarë të emocionon më shumë. Shkurt fare:
dikur makina analizonte pistën.
Tani po të analizon ty.
Ferrari thotë se synimi është që fansat të mos futen në aplikacion vetëm gjatë garave, por gjatë gjithë vitit. Pra ata nuk duan më tifozë. Duan marrëdhënie afatgjatë emocionale. Pak a shumë si Netflix kur të pyet:
“Are you still watching?”
Po, o vlla, jam akoma këtu prej 4 episodesh, më lër rehat.
Dhe mesa duket po funksionon. Angazhimi në aplikacion është rritur mbi 60% gjatë fundjavave të garave. Sidomos nga Gen Z si dhe femrat, që janë bërë pjesa më e madhe e fansave të rinj të Formula 1.
Pra F1 nuk është më vetëm sport me makina të shpejta.