Tech Top Tech - News

Ferrari prezanton makinën elektrike, por interneti e masakron për…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Ferrari ka nxjerrë makinën e parë elektrike dhe…

për mendimin tim dhe shumë të tjerëve, ngjan super kot.

Makina quhet “Luce”, ka 1000 kuaj fuqi, kap 0-100 për afërisht 2.5 sekonda dhe kushton rreth 650 mijë dollarë. Pra teknikisht është bishë. Problemi? O vlla… duket sikur Ferrari dhe një maus bënë bashkë një fëmijë.

Kjo është hera e parë në histori që njerëzit po shohin një Ferrari dhe po thonë:

“As kinezët s’duan ta kopjojnë këtë”

Interneti e ka masakruar komplet brandin. Madje ka njerëz që thonë se Jaguari tani duket shumë më elegant në krahasim me Luce.

Ferrari e di shumë mirë që makina është polarizuese. Madje vetë kompania ka pranuar që donte reagime ekstreme. Dhe i mori. O sa shumë mori.

Sepse Ferrari nuk është thjesht makinë. Ferrari është kompani makinash që shumë i vendosin si poster në mur. Është ajo makina që çdo mashkull e ka pasur wallpaper në një moment të jetës. Ky modeli i ri?  Këtë ke frikë dhe ta kërkosh në Google.

Prapa projektit është dhe Jony Ive, dizajneri legjendar i iPhone-it. Dhe sinqerisht makina duket tamam sikur Apple vendosi të prodhojë makinë premium për njerëz që pijnë ujë me klorofil.

Brenda Luce është e lezetshme, lëkurë gjithandej, butona metalik dhe takometër fizik që adaptohet me ndryshimet në UI.

Pra në fund, nga jashtë duket shumë keq, brenda është bukur, dhe mendoj që ky do jetë Ferrari më i rrallë nga të gjithë, sepse me shumë gjasa s’do ta blejë asnjë person.