Showbiz

Salma Hayek zbulon kërcënimin me jetë që ka marrë nga Harvey Weinstein

Aktorja Salma Hayek ka treguar se Harvey Weinstein e ka kërcënuar atë pasi ajo refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Aktorja hollivudiane ka thënë se si në 2002-shin, kur punoi me regjisorin në filmin “Frida”, ajo zbuloi se Weinstein nuk ishte njeriu që ajo kishte menduar se ishte.

“Harvey Weinstein ishte një person i apasionuar pas filmit, një njeri që rrezikonte, një mbrojtës i talentit në film, një baba i dashur dhe një përbindësh. Për shumë vite, ai ishte përbindëshi im”, ka thënë ajo.

“Isha e emocionuar që do punoja me të dhe kompaninë e tij. Mendova se ëndrra ime u bë realitet. Ai me kishte dhënë mua një shans, mua që nuk isha askushi por më kishte thënë “po””.

“Nuk mendoja se do isha unë ajo që do i thosha “jo”. Nuk i hapja derën për orë të tëra gjatë natës, në çdo hotel, në çdo vend ku ai shfaqej papritur”, ka shkruar ajo për “New York Times”.

“Nuk pranoja të bëja dush me të, të më shihte teksa lahesha apo të më bënte një masazh”.

Hayke kishte marrë vesh më vonë se Weinstein nuk pranonte përgjigjen “jo”.

Ajo ka treguar me tej se regjisori e mori atë nga ceremonia hapëse e Festivalit të Filmit në Venecia, ku i kërkoi të ishte me të dhe disa modele, në një festë private, të cilat më vonë kishte mësuar se ishin prosituta.

Ajo gjithashtu ka zbuluar se ai e ka kërcënuar, duke i thënë: “Do të vras, mos mendo që nuk mund ta bëj këtë gjë”.

“Ai mori vendimin se nëse unë duhet ta përfundoja filmin, duhet të kryeja marrëdhënie seksuale me një tjetër femër”, kujton aktorja, duke shtuar se ka qarë gjatë gjithë ditës në xhirime.