Celebrities Gossip Showbiz

Sarah zbulon mesazhin që e ka shoqëruar gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP”!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP”, blogerja përmendte familjen e sidomos motrën e saj Ditea, me të cilën ka një marrëdhënie shumë të ngushtë.

Pak më parë me anë të një postimi në Instastory, ajo na tregoi se cili mesazh i ardhur nga jashtë e ka mbajtur atë të fortë dhe e ka shoqëruar gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP” dhe bëhet fjalë pikërisht për një letër nga motra e saj ku shkruhej: “Ji gjithmonë vetvetja! Shpirti jot i pastër do të ndihmojë të arrish yjet!”

Duket se marrëdhënia mes Sarës dhe Pajtimit po shkon mjaft mirë pas daljes së dyshes nga “Big Brother VIP”, ku ata shihen shumë shpesh nën shoqërinë e njëri- tjetrit dhe nuk na i kursejnë postimet shumë ‘cute’. Gjatë këtyre ditëve, PM ka punuar në disa club-e të Shqipërisë duke patur mundësi kështu të qëndrojë edhe më pranë bukuroshes.

Gjatë kohës që Sarah ka qenë brenda shtëpisë, e shprehte shpesh mallin që kishte për Pajtimin, e duket se tanimë fati vendosi që ata të jenë jashtë së bashku. Me anë të një ‘poll’ të bërë ditën e djeshme gjatë spektaklit nga llogaria zyrtare në Instagramin e TAR, ku i pyetëm ndjekësit se  çfarë mendimi kanë për ciftin Sarah-PM, a do të rezistojë lidhja e tyre edhe jashtë dhe shumica prej tyre u shprehën pozitivë. 76% ishin në mendimin se lidhja e tyre do të rezistojë dhe 24% që nuk e besonin se do të jenë bashkë.