Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka përcjellë urimet e tij për besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Në një postim në rrjetet sociale, Delegacioni i BE-së uroi që kjo ditë e shenjtë të sjellë paqe, mirësi dhe solidaritet në çdo familje.
“Urojmë që kjo ditë të sjellë paqe, mirësi dhe solidaritet në çdo familje”, thuhet në mesazhin e publikuar.
Ndërkohë, besimtarët myslimanë në të gjithë vendin kanë festuar sot Kurban Bajramin, një nga festat më të rëndësishme fetare, që simbolizon sakrificën e profetit Ibrahim a.s. dhe vlerat e besimit, sakrificës dhe solidaritetit njerëzor.