Celebrities Gossip Showbiz

Selena Gomez ‘shpërthen’ në lot në dokumentarin e saj të ri “My Mind And Me”!

Së fundmi këngëtarja e njohur Selena Gomez është parë e përlotur teksa filmonte dokumentarin mbi jetën e saj të quajtur “Selena Gomez: My Mind And Me”, duke u dhënë fansave një vështrim në ‘betejat’ e saj personale. 30-vjeçarja reflekton rrugëtimin e saj nëpër famë dhe momentet më sfiduese gjatë karrierës së saj. Ky dokumentar unik përfshin udhëtimin gjashtëvjeçar të Selena-s në një dritë të re.

Gjatë gjashtë viteve të fundit, Gomez ka pasur pjesën e saj të vëmendjes mediatike. Ajo kaloi një ndarje publike me këngëtarin Justin Bieber në vitin 2013 dhe u vendos në qendrën e rehabilitimit “The Meadows” në 2014. Selena vazhdoi të ishte një avokate për ndërgjegjësimin e shëndetit mendor. Në vitin 2017 sipërmarrësja tregoi se i ishte nënshtruar një transplanti veshkash si pasojë e lupusit.

Unë nuk mendoj se kam marrë vendimet e duhura, sepse nuk e pranova. Kjo është jashtëzakonisht egoiste dhe në të njëjtën kohë, e panevojshme. Unë nuk jam vërtet krenare për këtë.

Pas transplantit të veshkave, ajo gjeti ngushëllim përsëri në krahët e Bieber, për t’u ndarë përgjithmonë në fillim të 2018.

E di vetë se sa e frikshme dhe e vetmuar mund të ndihesh të përballesh me ankthin dhe depresionin në një moshë të re. Bota duhet të dijë se shëndeti mendor ka rëndësi. Është po aq i rëndësishëm sa shëndeti juaj fizik dhe do të dëshiroja që të gjithë ta pranonim këtë, jo vetëm me fjalë, por me veprime.

Premiera botërore e “Selena Gomez: My Mind and Me” do të zhvillohet në Teatrin Kinez TCL në Hollywood. Ndërkaq, vjen një moment që yjet e Hollywood-it vendosin që të marrin një vendim për veten dhe për karrierën e tyre, disa vendosin të largohen përkohësisht dhe disa përgjithmonë.

Kur themi përgjithmonë nënkuptojmë mbylljen e një kapitulli dhe fillimin e diçkaje krejtësisht të re. Konkretisht Gomez është gati t’i japë lamtumirën Hollywood-it. Aktorja zbuloi se dëshiron të martohet dhe të bëhet nënë dhe ajo është e përgatitur të largohet nga aktrimi për t’u fokusuar në jetën e saj personale.