Celebrities Gossip Showbiz

Selena ia ndalon të flasë? Benny Blanco habit me deklaratën për jetën intime të çiftit!

Benny Blanco ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet pas deklaratave të tij të fundit për marrëdhënien me bashkëshorten, Selena Gomez.

Producenti i njohur ishte i ftuar në podkastin e tij “Friends Keep Secrets”, ku u pyet drejtpërdrejt nga bashkë-prezantuesi Lil Dicky për jetën intime me këngëtaren. Megjithatë, ai zgjodhi të mos zbulojë asnjë detaj, duke u përgjigjur shkurt:

Nuk më lejohet të flas publikisht për këtë.

Kjo deklaratë ndezi menjëherë aludime në rrjetet sociale, ku shumë fansa nisën të spekulonin se Selena mund t’i ketë vendosur kufij për të mos diskutuar publikisht detajet e marrëdhënies së tyre.

Por Benny e sqaroi menjëherë situatën me humor, duke mohuar çdo ide për marrëveshje apo ndalim.

Jo, thjesht jam një zotëri

-tha ai, duke shtuar se preferon të tregojë respekt për privatësinë e çiftit.

Edhe pse ruan shumë gjëra larg syrit të publikut, Benny Blanco ka folur shpesh me admirim për Selenën në intervista të ndryshme.

Së fundmi, ai zbuloi edhe disa zakone argëtuese të saj, duke thënë me shaka se artistja “ha si një pesëvjeçare” dhe preferon ushqime jo shumë të shëndetshme.

Benny Blanco dhe Selena Gomez u martuan në një ceremoni private në shtator të vitit 2025, larg vëmendjes së mediave, por vazhdojnë të mbeten një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it.