Celebrities Gossip Music Showbiz

Semi Jaupaj ka një falenderim për adhuruesit e muzikës së saj!

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe” dhe ‘Ani‘, dy këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që numërojnë miliona klikime.

Pas daljes nga “BBV”, Semi arriti një sukses shumë të madh me projektet e reja muzikore, të cilat ia kushtoi historisë së dashurisë së Donald Veshaj dhe Bora Zemanit. Këngët patën shumë sukses dhe duket se ende janë shumë të pëlqyera nga publiku, pasi numri i klikimeve në platformën YouTube gjithmonë rritet. Ditën e sotme Semi me anë të një Instastory na ka treguar se kënga e saj “Mos u kthe” ka kaluar 20 milionë klikime dhe i falenderon të gjithë nga zemra për këtë.

20 milion falenderime nga zemra

 

Duket se tanimë ka ardhur koha që Semi të publikojë një projekt të ri muzikor, e me këtë është dakord edhe vsuksesetë këngëtarja. Me anë të një postimi në Instastory, Semi na ka treguar se është në dilemë për zhanerin e këngës e këtë ka vendosur që ta lërë në duart e ndjekësve të saj. Bukuroshja ka postuar një story ku të gjithë mund të votojnë nëse kënga e rradhës do të jetë ose jo baladë.