Celebrities Gossip Showbiz

Këngën e rradhës të Semi Jaupaj do ta zgjedhin ndjekësit e saj!

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe” dhe ‘Ani‘, dy këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që numërojnë miliona klikime.

Duket se tanimë ka ardhur koha që Semi të publikojë një projekt të ri muzikor, e me këtë është dakord edhe vetë këngëtarja. Me anë të një postimi në Instastory, Semi na ka treguar se është në dilemë për zhanerin e këngës e këtë ka vendosur që ta lërë në duart e ndjekësve të saj. Bukuroshja ka postuar një story ku të gjithë mund të votojnë nëse kënga e rradhës do të jetë ose jo baladë.

Para pak ditësh Semi është shprehur se i mungonin flokët e saj të gjata dhe se mendonte se ndihej e penduar që bëri këtë ndyshim në ‘look-un’ e saj, duke i prerë ato të shkurtra. E duket se Semi vazhdon të ketë po të njëjtat mendmime dhe na ka treguar se i mungojnë 2 gjëra, flokët e saj dhe vera. Këtë na e ka treguar përsëri në Instastory, ku ka postuar disa video nga pushimet e saj verën që shkoj.