Showbiz

Seriali i famshëm amerikan “Prison Break” me një fund të hidhur?!

Një lajm i keq për të gjithë fansat e serialit të famshëm amerikan, “Prison Break”. Aktori kryesor në rolin e “Michael Scofield”, Wentworth Miller, nuk pranon të luajë më për asnjë sezon të ri. Zhgënjyese për fansat të cilët janë duke e pritur me padurim sezonin e gjashtë.

Mos vallë ky është një fund i hidhur i serialit të famshëm të vitit 2005?!

Në vitin 2017, “Prison Break” u rikthye shkurtimisht me një sezon të pestë dhe ende nuk ka ka asnjë njoftim zyrtar për sezone të reja. Në një postim në Instagram, aktori kryesor, Miller, u shpreh ndër të tjera: “Jo më Michael. Nëse jeni fansa të serialit, duke shpresuar për sezone shtesë … Unë e kuptoj që kjo është zhgënjyese. Më vjen keq. Nëse jeni të mërzitur dhe shqetësoheni sepse keni rënë në dashuri me një burrë të luajtur nga një homoseksual i vërtetë … Kjo është puna juaj”- ka thënë Miller.

Çfarë të ketë ndodhur me aktorin?! Rikujtojmë, se aktori britanik 41-vjeçar në vitin 2013 ka pranuar se është homoseksual.