Horoskopi Lifestyle

Shenja më e pafat e zodiakut për muajin tetor!

Jemi në ditët e para të muajit tetor dhe tashmë po ndjejmë stresin e asaj që do të na sjellë ky muaj. Ndoshta kjo nuk ishte mënyra më e mira për t’ia nisur, por për disa prej nesh do të jetë më e vështirë se për të tjerë, pasi opozita e Hënës duket e madhe dhe premton një ndjenjë të përgjithshme armiqësie dhe agresioni. Ju njohim me shenjën e zodiakut që do ta ketë më të vështirë:

Binjakët

Ajo që e bën këtë muaj kaq të vështirë për ju është se mund të ndiheni të mërzitur se si t’i bëni gjërat. Kjo do të thotë që me Hënën kundër do të ndjeni të gjithë armiqësinë dhe agresionin që vjen me kalimin e ditëve. Ky muaj ju sjell zhgënjim pasi ju dëshironi të ‘bërtisni’ të drejtat tuaja. Kjo nuk është saktësisht një dobësi, por diskrecion dhe ju po bëni gjënë e duhur duke ‘mbytur’ disa nga mendimet më të neveritshme. Por, ju nuk do të jeni në gjendje ta kaloni këtë muaj pa uruar që të flisnit hapur për çfarë ju mban barku dhe ndërkohë do të përfundoni duke lënduar ndjenjat e një shoku/shoqe. Gjithçka sepse opozita e Hënës nuk është një energji e mirë për të punuar këtë tetor.

Ndërkaq, ju njohim me shenjat e zodiakut që kanë aftësinë e jashtëzakonshme të ‘rriten’ pas çdo pengese.