Aktualitet

Sherr me lopata për shezlongët në plazhin e Kunes, një i plagosur!

Një sherr i nisur për shezlongët në plazhin e Zonën e Kune Vainit ka degjeneruar deri në dhunë fizike.

Për pasojë një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Lezhës.

Pas konfliktit për motive pronësie, shtetasi P.D. ka goditur fizikisht dhe me sende të forta shtetasin A.M., njofton policia. Të dy këta shtetas kanë bizneset pranë njëri-tjetrit, por nuk dihet si ka nisur debati.

Në komisariat janë shoqëruar personat e përfshirë në sherr apo dëshmitarë të ngjarjes, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e saj.

Njoftimi i policisë:

Në Kune Vain, pas një konflikti të çastit për motive pronësie, shtetasi P.D. ka goditur fizikisht dhe me sende të forta shtetasin A.M. i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vazhdon shoqërimin e personave të përfshirë në konflikt, marrjen e deklarimeve, administrimin e çdo prove si dhe çdo veprim tjetër hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Në vijim, do të jepet informaciom përfundimtar