Showbiz

Shia LaBeouf paditet nga ish e dashura: “Ka abuzuar fizikisht, i duhet një psikolog”

Këngëtarja FKA Twings, emri i vërtetë i së cilës është Tahliah Debrett Barnett, së fundmi ka paditur aktorin e “Transformers” Shia LaBeouf, duke e akuzuar këtë të fundit për “abuzime seksuale”, sulm dhe abuzim të pamëshirshëm, sipas një procesi gjyqësor të ngritur të enjten në Los Angeles.

Padia e ngritur në ‘Gjykatën Supreme’ të Los Anxhelosit, tregon se Barnett u përfshi në një “marrëdhënie të trazuar” me LeBeouf dhe kjo erdhi pasi punuan së bashku në filmin “Djali i Honey” në 2018.

LaBeouf është akuzuar për shkaktimin e shqetësimit emocional gjatë gjithë marrëdhënies së tyre, ku gjithashtu thuhet se ai e izoloi Barnett nga miqtë dhe familja e saj, duke e abuzuar atë fizikisht.

Sipas procesit gjyqësor, LaBeouf e çoi Barnett në një banjë për ‘Ditën e Shën Valentinit’ në vitin 2019. Gjithashtu thuhet se kundër vullnetit të Barnett, LaBeouf e shtrëngoi me forcë trupin dhe krahët e saj. Përveç kësaj në padi thuhet se LaBeouf tentoi ta mbyste atë.

Të nesërmen në mëngjes, thuhet se LaBeouf e futi atë në makinë ku filloj të voziste si maniak, duke ja hequr rripin e sigurimit dhe duke e kërcënuar se do të përplaste makinën nëse ajo nuk shprehte dashurinë që kishte për të.

Sipas procesit gjyqësor, LaBeouf mbante armë zjarri në shtëpinë e tij, kështu Barnett kishte frikë të përdorte banjon gjatë natës, pasi mendonte se ai do ngrihej nga shtrati dhe do ta vriste atë. Përveç kësaj, Barnett ka dëshmuar se LaBeouf nuk e lintë atë të flinte e veshur.

Gjatë një deklaratë për “The New York Times”, LaBeouf tha se ai gjithmonë i lëndonte njerëzit që e rrethonin atë.

“Pirja e alkoolit në sasi të tepërt apo natyra ime agresive nuk kanë justifikim. Unë kam qenë abuziv me veten dhe të gjithë rreth meje për vite me rradhë. Unë kam një histori, ku kam lënduar njerëzit e mi më të afërt. Kam turp për atë histori dhe më vjen keq për ata që i lëndoj. Nuk ka asgjë tjetër që mund të them me të vërtetë “, -u shpreh ndër të tjera LaBeouf.

Përmes një deklarate Barnett gjithashtu u shpreh se: “Mund të jetë e habitshme për ju kur dëgjoni se unë kam pasur një marrëdhënie fizikisht abusive. Unë kurrë nuk e kisha menduar që një gjë e tillë do të më ndodhte mua. Shpresoj që duke ndarë përvojën time mund t’i ndihmoj të tjerët të ndjehen sikur nuk janë vetëm.”

Në një deklaratë për CBS News, avokati i saj Bryan Freedman tha se ata nuk arritën ta zgjidhnin çështjen privatisht, me kusht që LaBeouf të pranonte të merrte një trajtim psikologjik dhe të qëndrueshëm.