Lifestyle Tech

Shihni video në “TikTok” para se të flini? Ja se si ndikojnë ato në shëndetin tuaj!

Rutina juaj e natës është e gati-gati ajo e njëjta si çdo mbrëmje, ju lani dhëmbët, vishni pizhamet tuaja, shtriheni në shtrat dhe shihni video në platformën “TikTok” derisa sytë tuaj të fillojnë të mbyllen dalëngadalë. Pastaj, natyrshëm, ju i kaloni tetë orët e ardhshme me ëndrra që duken si të ndikuara në mënyrë të dyshimtë nga videot që sapo keni parë.

Është jashtëzakonisht e vështirë të kuptosh marrëdhënien midis asaj që ndodh kur jeni zgjuar dhe ëndrrave tuaja, por ka disa studime për këtë. Sa më shumë që mendoni ose shqetësoheni për diçka kur jeni zgjuar, aq më shumë ka të ngjarë të mendoni për të ndërsa jeni duke fjetur. Për shembull, gjatë pandemisë COVID-19, një studim mbi psikologjinë zbuloi se ëndrrat e këqija dhe stresi u bënë të zakonshme dhe ëndrrat për njerëzit në telashe ose rreth sëmundjeve ishin veçanërisht të shpeshta. Gjërat që janë të rëndësishme ose godasin vëmendjen tuaj kur jeni zgjuar mund të shfaqen kur flini. Dhe ekspertët thonë që kjo mund të përfshijë edhe “TikTok”-un.

“TikTok’ ndikon në ëndrrat tuaja duke ngatërruar mënyrën tuaj të gjumit

“TikTok” është krijuar për t’ju mbajtur aktivë dhe në lëvizje edhe kur jeni të përgjumur, thonë psikologët, dhe kjo mund të ndikojë në atë se sa ju pushoni.

Ne kemi një sistem të brendshëm shpërblimesh, dhe kur marrim gjëra që dëshirojmë, truri ynë çliron dopaminë, duke na lejuar të ndiejmë lumturi dhe kënaqësi. Sa herë që vazhdoni të lëvizni trupin sipas muzikës nëpër “TikTok”, truri juaj lëshon pak dopaminë, duke krijuar një lak reagimesh që kërkon shpërblim, gjë e cila ju mban në navigimin e aplikacioneve para kohës së gjumit.

Ky lak dopamine mund të ndikojë në ëndrrat tuaja duke ju privuar nga gjumi. Studiuesit vunë në dukje në vitin 2020 se kur njerëzit flenë më pak, ata priren të ëndërrojnë më shumë dhe ato ëndrra janë më të forta. Ata thonë se nëse qëndroni zgjuar në “TikTok” gjithë natën – dhe nëse lini dritat e telefonit tuaj të ngatërrojnë sistemin tuaj nervor, të cilat i tregojnë trupit tuaj kur të flini dhe kur të zgjoheni – ka të ngjarë që të keni probleme me gjumin. Rezultati? Ëndrra jashtëzakonisht reale rreth personave apo situatave nga më të çuditshmet.

@justiceexclamationpoint

I have this thing where i dream about tiktok dances and then i wake up and remember how to do them this is the result of that @yabajusta

♬ Mhm Mhm – Cdot Honcho

Një video prekëse mund të ndikojë në ëndrrat tuaja

“TikTok”-u nuk ka të bëjë vetëm me argëtimin. Nëse kjo platformë ju ofron një lloj mbështetje emocionale, ka më shumë të ngjarë të ndikojë në ëndrrat tuaja. Dr. Guy Leschziner, MD, neurolog këshilltar në “London Bridge Hospital” dhe drejtues klinike i “Guy’s Hospital Sleep Disorders Center”, thotë se:

Një nga teoritë në lidhje me funksionin e ëndrrave është se ëndërrimi lejon që përmbajtja emocionale e përvojave të përpunohet. Përgjigjet e forta emocionale ndaj “TikTok” mund t’i bëjnë ato të shfaqen gjatë gjumit.

Në thelb, nëse keni përjetuar një ngjarje me emocione shumë të forta, ëndërrimi lehtëson depozitimin e kujtesës së asaj ngjarjeje.

Është gjithashtu më e mundshme që “TikTok”-sat që shihni sot do të hyjnë në ëndrrat tuaja sonte. Sipas një serie studimesh, përvojat e fundit kanë më shumë të ngjarë të ëndërrohen, por është më e zakonshme nëse incidentet ishin ‘personalisht të rëndësishme’.

Pra, nëse keni qarë me një video prekëse në “TikTok” ose keni qëndruar zgjuar gjithë natën duke kërcyer me lëvizjet virale të kohës, jini të përgatitur që aplikacioni të ndikojë edhe në ëndrrat tuaja.