Bota

Shkurtimet e gazit rus, diskutime në BE për krizën!

Rritje të reja çmimesh priten, në tremujorin e tretë të vitit për faturat e energjisë elektrike dhe gazit në Itali. Sipas vlerësimeve të “Nomisma Energia”, rritja e parë me 17% do të nisë nga 1 korriku dhe e dyta deri në 27%, në muajt e ardhshëm.

Çmimet e gazit dhe të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare kanë shpërthyer pas vendimit të Rusisë më 16 qershor për të shkurtuar furnizimet për Gjermaninë e Italinë. Në mënyrë të pashmangshme pritet një rritje e madhe e faturave, ndryshe nga ajo që ndodhi në prill. Tani jemi kthyer në trendin e rritjes. Kjo do të jetë një rritje e ndjeshme.

Një rritje e faturës së energjisë elektrike prej 17% në 48,5 cent për kWh, e cila për familjen tipike që konsumon 2 700 kWh për kWh/ vit, nënkupton një shpenzim më të madh, me bazë vjetore, prej 194,4 euro. Më “e hidhur” është fatura e gazit, norma e së cilës duhet të kërcejë me 27% në 1,57 euro për metër kub, me një shpenzim më të lartë të familjes tipike, që konsumon 1 400 metra kub në vit, prej 462 euro në vit.

Ministrat e Energjisë së Bashkimit Europian po diskutojnë si t’i përgjigjen shkurtimeve ruse të furnizimit që kërcënojnë ta zhysin BE-në në një krizë energjetike. Komisioneri i BE-së për Energjinë, Kadri Simson i cili merr pjesë në takimin në Luksemburg, deklaroi:

Ne tashmë kemi 12 shtete anëtare të prekura nga ndërprerja e gazit nga Gazpromi rus dhe të gjithë e dimë se situata është serioze e kriza mund edhe të përkeqësohet. Dërgesat e gazit nga Rusia në BE janë përgjysmuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ministrat pritet të rishikojnë legjislacionin e Bllokut për eficencën e energjisë dhe energjinë e rinovueshme, duke synuar uljen e kërkesës e rritjen e kapaciteteve të prodhimit të gjelbër, si dhe të diskutojnë çmimet e energjisë e nivelet e ruajtjes së gazit.

Nëse Gjermania tani po përpiqet të mbushë objektet e saj të magazinimit, nuk është vetëm për të furnizuar Gjermaninë, por për të mundësuar mbështetjen e ndërsjellë për vendet fqinje si Republika Çeke dhe Austria nëse situata përkeqësohet në muajt në vijim.

Këtë e theksoi ministri i Ekonomisë, Robert Habeck teksa shtoi se “nevojat aktuale të Gjermanisë për gaz janë plotësuar e objektet e magazinimit po mbushen edhe pse me një ritëm më të ngadaltë se më parë”.