Rajoni

Shokuese, grabitësit torturojnë dhe mbysin 20-vjeçaren pranë foshnjës së saj në Greqi!

Në shtetin fqinj në Greqi  ka ndodhur një ngjarje shokuese. Një 20 vjeçare ka mbetur e vrarë pranë krevatit të foshnjës së saj 11 muajshe pasi është torturuar dhe mbytur nga grabitësit të cilët u futën në shtëpinë e saj me qëllim për të vjedhur. Detajet e kësaj ngjarje tronditëse janë edhe më drithëruese…

Sipas mediave greke, 3 grabitësit janë futur në shtëpi përmes një dritareje me qëllim për të vjedhur lekë dhe bizhuteri me vlerë. Ata fillimisht kanë shkuar në dhomën e gjumit të çifti dhe kanë gjetur, burrin e 20-vjeçares, të cilin e lidhën në një karrige. Pasi u siguruan se burri nuk mund të lëvizte, ata janë ngjitur në katin e sipërm, në dhomën në të cilin ndodhje, vajza 20 vjeçare së bashkua me foshnjen e saj 11 muajshe. Në atë dhomë, ku trupi i 20 vjeçares, u gjet i pajetë në dyshemenë e ftohtë, pranë krevatit të foshnjës së saj.

Sipas ekspertizës, në trupin e saj u gjetën shenja dhunë, por shkaku i vdekjes ishte mbytja, pasi mendohet se grabitësit i morën jetën më një jastëk i cili ndodhej pranë kokën së saj.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, por burri arriti t’i telefononte policisë vetëm orët e para të mëngjesit, për shkak se ishte i lidhur për shumë orë. Policia gjatë kontrollit të shtëpisë, gjeti edhe qenin e familjes të varur.

Sipas policisë, mendohet se grabitësit ishin në dijeni se çifti posedonte një shumë të madhe parash në shtëpi. Ata kanë vjedhur 15 mijë euro dhe bizhuteri të vlerës 10 deri në 15 mijë euro.

Fjalët e burrit të 20 vjeçares, 34 vjeçari Charalambos Anagnostopoulos kanë tronditur Greqinë.

“Hajdeni! Grabitësit vranë gruan time”, këto ishin fjalët e para që nxori nga goja 34 vjeçari, pasi arriti të lirohej nga karrigia ku e kishin lidhur.

Skena e krimit që ka parë e ka shkokuar. Gruaja e jetës së tij, e shtrirë, pa frymë dhe foshnja pranë saj duke qarë pa pushim. Në gjendje shoku dhe ende pa e kuptuar mirë se çfarë ka ndodhur, partneri i viktimës ka folur për policinë lidhur me ngjarjen.

Ishte pak para orës 5. Tre persona me maskë, bërtisnin dhe më kërcënonin duke mos folur pastër gjuhën greke. Më lidhën në karrige dhe më pas shkuan lart të gruaja ime. Ata para se të iknin, morën edhe 15 mijë euro si dhe bizhuteri me vlerë të madhe.

Policia po heton në vendin e ngjarjes dhe në të njëjtën kohë po merr dëshmi nga fqinjët.