Aktualitet Sport

SHORTI I LIGËS SË KOMBEVE/ Shqipëria sfidon sërish Çekinë, Kosova me fat!

Është hedhur sot në Paris shorti për Ligën e Kombeve. Shqipëria u pozicionua në grupin B1 dhe do të ndeshet me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Ndërkaq, Kosova është shortuar në Grupin C2 të Ligës C me Rumaninë, Qipron dhe një mes Lituanisë ose Gjibraltarit. Liga e Kombeve (UEFA Nations League) zhvillon edicionin e saj të katërt në histori.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo ndodheshin në Ligën B të vazos së tretë, aty ku bënin pjesë edhe Sllovenia, Irlanda dhe Mali i Zi.

SI LUHET DHE RREGULLORJA

Ndeshjet do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje dhe gjithçka do të nisë pas Kampionatit Europian, saktësisht në shtator të këtij viti, ku Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e para.

Liga e Kombeve nisi aktivitetin në sezonin 2018-2019. Shqipëria në dy sezonet e para ka garuar në Ligën C, por pas suksesit të sezonit 2020-2021 ku u rendit në vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C, siguroi biletën për në Ligën B, ku u rendit e treta me 2 pikë pas Izraelit (8) dhe Islandës (4). Rusia e shortuar në këtë grup nuk luajti sepse ishte e përjashtuar nga UEFA.

LIGA A
Grupi A1: Kroacia, Portugalia, Polonia, Socia.
Grupi A2: Italia, Belgjika, Franca, Izraeli.
Grupi A3: Holanda, Hungaria, Gjermania, Bosnjë-Hercegovina.
Grupi A4: Spanja, Danimarka, Zvicra, Serbia.

LIGA B
Grupi B1: Republika Ceke, Ukrainë, Shqipëri, Gjeorgji.
Grupi B2: Anglia, Finlanda, Irlanda, Greqia.
Grupi B3: Austria, Norvegjia, Sllovenbia, Kazakistani.
Grupi B4: Uellsi , Islanda, Mali I Zi, Turqia.

LIGA C

Grupi C1: Suedia, Azerbajxhani, Sllovakia, Estonia.
Grupi C2: Rumania, Kosova, Qipro, Lituania/ Gjibraltari*
Grupi C3: Luksemburgu, Bullgaria, Irlanda e Veriut, Bjellorusia
Grupi C4: Armenia, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut, Letonia.

LIGA D
Grupi D1: Lituania/Gjiblartari*, San Marino, Lihteshtejni.
Grupi D2: Moldavia, Malta, Andorra.

KALENDARI I NDESHJEVE

Ndeshja e parë
5 ose 7 Shtator 2024

Ndeshja e dytë
8-10 Shtator 2024

Ndeshja e tretë
10 ose 12 Tetor 2024

Ndeshja e katërt
13-15 Tetor 2024

Ndeshja e pestë
14-16 Nëntor 2024

Ndeshja e gjashtë
17-19 Nëntor 2024.