Showbiz

Shpërthen Robert Aliaj në radio: Këngët patriotike janë një turp, poshtërsi, tallava…

Në emisionin “Dilema Sociale” tema që u diskutua ishte “Patriotizmi” meqenëse jemi edhe në ditën e pavarsisë.

I ftuar në linjë telefonike ishte Robert Aliaj. Gjatë diskutimeve rreth të rinjve, politikës dhe arsyes pse të rinjtë largohen nga vendi vjen një moment që Roberti nuk përmbahet më dhe shpërthen.

Ajo që e ngacmoi atë të reagonte kështu ishin “këngët patriotike”. Sipas Robertit këto këngë janë më antipatriotiket që ekzistojnë. Ai nisi të thërrasë me zë të lartë se janë një “Turp”.

“Pa pikë modestie… që nga Adelina Ismaili dhe të gjithë këngëtarët e tjerë kanë një nivel skandaloz, janë tallava e folklorike, poshtërsi që i bëhet vendit tonë. Këto këngë po abuzojnë me himnin… “O sa mirë me qen shqiptar” është turp i madh… është ambalazh për të mbuluar pisllëqet e tyre” –tha Robert Aliaj.

Edhe me ndërhyrjen e Eno Popi-t se kënga e Elvana Gjata-s me Flori-n “Kuq e zi je ti” është një këngë shumë e bukur patriotike, Roberti nuk u bind dhe ende vazhdoi ta kundërshtonte këtë rrymë të cilën e përdorin si mënyrë për t’u reklamuar.

Pasi përuli këngët patriotike, Roberti shtoi se vetëm ai që doli me “flamurin e thyer” quhet një akt patriotizmi sepse ai rrezikoi jetën e tij.