Design

Shtëpia-bunker e ngjashme me atë të Luke Skywalker në “Star Wars”, shitet për këtë çmim!

Një shtëpi e pazakontë që duket sikur ka ardhur nga një galaktikë e largët është shitur për 300,000 dollarë. Shtëpia në formë bunkeri, ndodhet në malet e Tonasket, Washington dhe ka një ngjashmëri të çuditshme me një prej ndërtesave në filmin legjendar “Star Wars”. Bëhet fjalë për shtëpinë e personazhit Luke Skywalker, i cili ndodhet në Tatooine në serialin e njohur.

Shtëpia-bunker është njëkatëshe, ka tre dhoma dhe rrethohet nga 38 hektarë tokë. Pronari i ri i cili ka bërë këtë blerje të guximshme, mund të shijojë një ambient të ngrohtë dhe një dekor të veçantë ku bie në sy përdorimi i gurit dhe drurit. Në rast të ndërprerjes së energjisë, shtëpia do të pajiset me një sistem rezervë diellor/gjenerator. Përfshihen gjithashtu edhe dy garazhe.

Është e paqartë nëse projektuesi origjinal i shtëpisë kishte në mendje Tatooine kur ndërtoi kupolën në vitin 2000. Producenti i filmit u frymëzua nga shtëpia e Luke-s, Tatooine gjatë xhirimeve në Tunizi. Në Tunizi, arkitektët ndërtuan kasolle në formë kube mbi gropa për të mbajtur familjet e tyre të sigurt. Nuk dihet se çfarë ka ndikuar tek projektuesit e kësaj prone kur është ndërtuar në vitin 2000.