Showbiz

Si një mbështetëse ndaj Trump, këngëtarja Bleona Qereti ka një kërkesë për ndjekësit e saj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka shprehur hapur mbështetjen e saj për kandidatin republikan Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Amerikë. Teksa numërimi po vazhdon, në Georgia, Michigan dhe Pensylvania, zyrtarët e fushatës elektorale të zotit Trump paraqitën padi gjyqësore për menaxhimin e votave me postë, ndërsa në Uiskonsin ekipi elektoral i Presidentit Trump ka kërkuar rinumërimin.

Tanimë, një peticion online është nisur edhe në rrjetet sociale, duke kërkuar nënshkrimin e tij, për rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 3 nëntorit. Edhe këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, ka përdorur ndikimin e saj në rrjetet sociale për të shpërndarë peticionin, duke u kërkuar ndjekësve të saj që ta nënshkruajnë atë. Peticioni në fjalë kërkon rinumërimin e votave në shtetet: Arizona, Wisconsin, Michigan dhe Colorado.

Kujtojmë që të dielën, Bleona performoi në Michigan për komunitetin e shqiptarëve që po mbështesin Trump-in për president, teksa edhe u takua personalisht me ndërmjetësuesin e dialogut të Kosovës me Serbinë nga Administrata Trump, Richrard Grennell.