Tech Travel

Singapore Airlines do të ofrojë Wi-Fi falas për të gjithë pasagjerët duke nisur nga kjo datë…

Linja ajrore Singapore Airlines ka paralajmëruar se të gjithë pasagjerëve të saj do t’ju ofrojë Wi-Fi falas. Sot kur teknologjia është bërë pjesë e pandashme e jetës tonë, pasagjerët çdo herë e më shumë kanë nevojë të jenë të informuar. Gjithnjë e më shumë kompani po prezantojnë shërbimin Wi-Fi falas dhe me pagesë në avionët e tyre, dhe duke marrë parasysh pesë miliardë përdorues aktivë të internetit në ditë, gjithnjë e më shumë pasagjerë po përdorin internetin në avione.

Singapore Airlines i është bashkuar listës së linjave ajrore që ofrojnë Wi-Fi falas për pasagjerët, megjithatë, ndërsa një shërbim i tillë është i disponueshëm vetëm për pasagjerët në klasin biznes dhe të klasit të parë në rastin e kompanive të tjera, Singapore Airlines do ta ofrojë atë për pasagjerët në të gjitha klasat nga 1 korriku i këtij viti.

Pasagjerët në të gjitha klasat do të qëndrojnë në kontakt virtual me të dashurit e tyre gjatë udhëtimit, do të jenë në gjendje të punojnë online ose të jenë të informuar gjatë gjithë kohës dhe të lexojnë lajmet edhe në një lartësi prej 11,000 metrash.

Telefonat celularë me 5G do të mund të përdoren në bordin e avionëve evropianë. Kjo është pika e kthesës e vendosur nga Komisioni Evropian, i cili përditësoi vendimin zbatues për spektrin e komunikimeve celulare në bord të avionëve, duke përcaktuar frekuenca të caktuara për teknologjinë 5G në fluturim. Shërbimi do të ofrohet në kabinën e avionëve të pajisur me pajisje të posaçme rrjeti për të lidhur përdoruesit dhe për të drejtuar thirrjet, mesazhet me tekst dhe të dhënat nëpërmjet një rrjeti satelitor.