Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Sipas një skenari online thuhej se në “And Just Like That” do të divorcohen! Të vërtetën e tregojnë aktorët Sarah Jessica Parker dhe Chris Noth!

“And Just Like That”, seriali që do të pasojë “Sex and The City”, aktualisht po vazhdon xhirmet e tij në New York dhe aktorët e famshëm, Sarah Jessica Parker dhe Chris Noth, ndanë me publikun disa fotografi nga seti, të cilat kanë bërë kureshtarë të gjithë fansat. Gjatë fundjavës, të dy ata postuan në llogarinë e tyre në “Instagram” disa foto, teksa ishin në rol si Carrie Bradshaw dhe Mr. Big, ndërsa shiheshin në sy dhe i buzëqeshnin njëri-tjetrit.

Parker e shoqëroi foton me mbishkrimin:

Këta të dy! Mendoj se do të rrinë zgjuar deri vonë sonte.

Ndërsa aktori zgjodhi të komentonte me disa ikona me gota whisky.

Pas kësaj edhe Chris Noth postoi një foto të dyshes me të njëjtën veshje, teksa ishin ulur përkrah njëri-tjetrit dhe ajo ishte mbështetur në krahun e tij. Të dy ata shiheshin me unaza martese në gishtat e tyre. Ai shkroi:

Sërish së bashku!

Në përfundimin e xhirimeve të filmit të parë të “Sex and the City” në 2008, dy personazhet që ata luanin, Carrie dhe Big, u martuan pas disa viteve të gjata që ishin në një marrëdhënie ndarje-pajtimi. Më pas filmi i dytë ndoqi rrjedhën e marrëdhënies së tyre si çift të martuarish. Nga disa burime jo të sigurta, thuhej se çifti mund të ishin divorcuar në episodet e reja të “And Just Like That” dhe Parker dhe Noth u filmuan në fillim të muajit, në një skenë ku të dy ata dukeshin të tensionuar dhe nuk asnjëri prej tyre nuk kishte unazë martese në gisht.

Chris Noth më parë ka deklaruar se nuk ka qenë i sigurtë nëse do të merrte pjesë në xhirimet e reja të serialit, por u bind pasi mësoi më shumë rreth ndodhive të personazhit të tij, Mr. Big.

Ishte paksa një negociatë krijuese sepse unë mendoja se nuk kisha çfarë të jepja më shumë në atë rol. Ndjehesha sikur kisha bërë maksimumin tim por producenti, Michael Patrick King, është një shkrimtar i mrekullueshëm, i cili ka disa ide shumë krijuese. Pasi u takuam së bashku, folëm mbi potencialin e këtij personazhi dhe çfarë mund të bënim me të. 

Seriali “And Just Like That” do të përmbajë 10 seri dhe do të ketë aktoret kryesore Kristin Davis, në rolin e Charlotte York dhe Cynthia Nixon në rolin e Miranda Hobbes. Kim Cattrall ka shprehur se nuk do të jetë pjesë e xhirimeve si Samantha Jones dhe gjithashtu në role të tjera do të jenë Sara Ramírez, Chris Noth, Mario Cantone, David Eigenberg, Willie Garson dhe Evan Handler. “And Just Like That” tregon rrugëtimin e tre mikeshave në të 50-at e tyre. Premiera do të shfaqet në “HBO Max” në vitin 2022.