Aktorja amerikane Sarah Jessica Parker ka rrëfyer së fundmi se rreth 15 vite më parë u përball për herë të parë me probleme serioze me shikimin, të cilat rrezikuan t’i hiqnin një nga pasionet e saj më të mëdha: leximin.
Gjithçka nisi gjatë një qëndrimi në Irlandë, kur Parker vuri re se leximi i një libri para gjumit nuk i sillte më kënaqësi. Ajo fillimisht mendoi se ishte thjesht lodhje, por shumë shpejt kuptoi se bëhej fjalë për diçka më serioze.
Kujtoj që po lexoja dhe mendova: ‘Kjo nuk është aspak argëtuese’. Mendova se isha e lodhur, por u bë shumë e qartë se diçka nuk ishte në rregull
-është shprehur aktorja 60-vjeçare për revistën People.
Më vonë, ajo zbuloi se problemi lidhej me shikimin e turbullt për afër, një gjendje e zakonshme që shoqëron procesin e plakjes. Fillimisht nisi të përdorte syze, por me kalimin e kohës u detyrua të mbështetej gjithnjë e më shumë tek ato, gjë që e frustrontе.
Isha krenare që nuk kisha mbajtur kurrë syze. Lexoja kudo: në errësirë, në makinë. Ishte e vështirë të pranoja se më duhej diçka për të bërë atë që kisha bërë gjithë jetën
-tha Parker.
Pavarësisht kësaj, aktorja nuk u dorëzua. Ajo ishte pjesë e jurisë së Çmimit Booker 2025 dhe arriti të lexojë mbi 150 libra, duke dëshmuar se pasioni i saj për librat mbetet i pandryshuar.
Nuk jam njeri që ankohem. Leximi është kënaqësi, por edhe pjesë e punës sime. Unë thjesht ec përpara dhe bëj atë që duhet bërë
-theksoi ajo.
Së fundmi, Parker ka gjetur lehtësim përmes pikave të posaçme për sy, të miratuara për trajtimin e shikimit të turbullt për afër, duke i rikthyer asaj komoditetin dhe dashurinë për librat.