Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Sipas vëllait të Julit, Mario Dedës në finalen e BBV3 do të jenë këta banorë…

I ftuar në studio në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë vëllai i Julian Dedës, Mario. Ai ka treguar më shumë detaje në lidhje me mënyrën se si po e shikon lojën e vëllait të tij brenda shtëpisë së BBV duke bërë edhe një analizë bazuar edhe tek banorët e tjerë. Mario ka zbuluar gjithashtu edhe se cilët banorë shikon në finalen e këtij edicioni.

Duke marrë shkas nga debatet e shpeshta të Julit me Romeon, ndonjëherë pak të ekzagjeruara edhe për fjalorin që përdorin, a mendon Mario që Juli ka dalë ndonjëherë nga vetja?

Nga këto konfrontimet me Romeon nuk është se ndihem keq në përgjithësi. Më vjen keq për Romeon që nuk e ka fjalorin e pasur, po ta kishte fjalorin e pasur ai e kishte çmontuar Julin në një formë tjetër. Nuk ka nevojë që t’i thotë i paburrë, ti je maniak apo nuk je profesionist i mirë. Mundet ta sjellë rrotull dhe ta çmontojë mirë, ta argumentojë atë fjalë që thotë. 

Sipas Marios duke marrë parasysh lojën e banorëve deri më tani, ai shikon në finale:

Në finale është pak a shumë e dukshme që do të jetë Juli me Romeon. Kam një përshtypje edhe për Eglën nëse nuk ka ndonjë aksident rrugës, jo ndonjë zarf të zi por zarf ulërimë. I katërti nuk e di me thënë të vërtetën sepse janë shumë të luhatur. 

Ilnisa dukej në fillim por tani ka një muaj e gjysmë pushime. Meritoni ishte gropë në fillim dhe ka pothuajse dy javë që i bën sens qarkullimi i vet. Heidi ka romancën por që mundet t’i dështojë dhe t’i dalë kundra sepse ajo nuk di të bëjë kalkulime.