Health & Beauty

Standardet joreale të bukurisë, kirurgu kozmetik i alarmuar: “Pacientëve po u bëhet “lavazh truri”!

Bota moderne u tregon burrave dhe grave se si duhet të sillen, cilat duhet të jenë rolet e tyre shoqërore dhe si duhet të duken. Për shkak të kësaj, të gjithë janë mësuar që gratë të lyejnë flokët dhe t’i mbajnë thonjtë në formë perfekte. Figurat e njohura publike e përjetojnë edhe më shumë këtë presion shoqëror.

Së fundmi, një kirurg kozmetik ka paralajmëruar rritjen e numrit të pacientëve të ‘tjetërsuar’ për shkak të standardeve të shtrembëruara të bukurisë të promovuara në mediat sociale. Dr.Steven Harris thotë se një pamje e deformuar pas trajtimit të dobët me mbushës (filler) është bërë diçka normale tani, por shton se tendenca mund të shkaktojë ‘dëm fizik dhe psikologjik’.

Ai tha se mjekët kozmetikë kanë “një detyrë të kujdesen që së pari të mos dëmtojnë” dhe se kjo qasje e tepruar është një “epidemi”. Duke ndarë një sërë imazhesh që shpjegojnë se si të identifikoni mbushësin e vendosur keq, ai tha se pacientëve po u bëhet “lavazh truri” nga bombardimi i normalizimit të operacioneve të tepërta plastike.

Ai postoi dy fotografi të motrës së tij, njëra ku fytyra e saj shfaqet si normalisht dhe një tjetër ku fytyra e saj ishte ndryshuar në mënyrë dixhitale për të simuluar pamjen dhe tiparet që janë të zakonshme tek ata që kanë pasur trajtim të tepruar ose të dobët të fillerave.

Termi “tjetërsim” i referohet shtrembërimit të tipareve jashtë kufijve normalë për individin, në mënyrë që të mos duket si ai person.

Mjeku kozmetik beson se tjetërsimi po ndodh për shkak të mungesës së rregullave dhe ‘përfitimit monetar ose lakmisë’ midis praktikuesve. Por Dr.Harris pranoi gjithashtu se ka pasur një “ndryshim perceptimi” në standardet e bukurisë, diçka për të cilën ai e fajëson “bombardimin e përditshëm të imazheve anormale”. Sipas tij, shumë praktikues dhe pacientë nuk janë të vetëdijshëm dhe thjesht nuk e shohin.

Arsyet mund të jenë “Perceptimi Drift” (ndryshimet në perceptimin e vetes pas trajtimit të ri), “lavazhi i trurit” (nga bombardimet e përditshme të imazheve jonormale, veçanërisht në mediat sociale), mungesa e mprehtësisë artistike dhe çrregullimeve të imazhit, siç është Çrregullimi Dismorfik i Trupit, i cili nga një studim i vogël u zbulua se ishte më i zakonshëm në mesin e praktikuesve.

Dr.Harris thotë se ‘tjetërsimi’ paraqet ‘rreziqe të konsiderueshme’ për mirëqenien fizike dhe emocionale të pacientëve.

Shumica prej nesh mund të shohim se jemi në mes të një epidemie të fytyrave të tejmbushura dhe të shtrembëruara. Dhe ndërsa këto karakteristika të tilla si “buzët ruse” janë të paqëndrueshme dhe do të përfundojnë një ditë, “epidemia” po përhapet me një ritëm alarmues.

Kirurgu ndau gjithashtu një tabelë për të përshkruar shtrembërimet specifike që mund të çojnë në një fytyrë të ‘tjetërsuar’…

Ndërsa disa përpiqen të duken më të rinj dhe të ndjekin trend-et e modës, të tjerët, përkundrazi, i përmbahen një stili besnik të zgjedhur për shumë vite. Janë pikërisht këta yje të famshëm të cilët refuzojnë t’i përmbahen këtyre standarteve të bukurisë të vendosur nga shoqëria.