Kendall Jenner ka reaguar sërish ndaj spekulimeve të shumta që prej vitesh qarkullojnë në rrjet për pamjen e saj fizike, duke mohuar kategorikisht se ka kryer ndonjë ndërhyrje plastike në fytyrë.
E ftuar në podcast-in “In Your Dreams”, supermodelja tha se është lodhur nga teoritë që, sipas saj, nuk kanë asnjë bazë reale.
Nuk do të qëndroj këtu për të bindur dikë që nuk kam bërë ndërhyrje. Ka një botë të tërë në internet që mendon se kam bërë një rindërtim të plotë të fytyrës
-u shpreh ajo.
Kendall theksoi se e vetmja gjë që dëshiron është të thotë të vërtetën, pavarësisht nëse njerëzit zgjedhin ta besojnë apo jo.
Unë jam këtu vetëm për të thënë të vërtetën, dhe e vërteta është që nuk kam bërë kurrë kirurgji plastike në fytyrë. Asgjë. Nuk kam bërë kurrë ndërhyrje
-deklaroi ajo.
Situata u bë edhe më e tensionuar kur moderatori i podcast-it, Owen Thiele, e sfidoi drejtpërdrejt duke i thënë se po “gënjente”.
Përgjigjja e Kendall ishte e prerë:
Betohem në Zot. Jo. Kam bërë vetëm dy raunde baby Botox në ballë. Kjo është e gjithë gjëja që kam injektuar ndonjëherë
Modelja iu rikthye gjithashtu thashethemeve të vjetra për një operacion në hundë, të cilat kanë qenë ndër më të përhapurat ndër vite.
Do t’i besoja edhe unë këtyre teorive po të mos isha vetë personi për të cilin flitet
-pranoi ajo.
Shikoj fotografi të vjetra dhe them: ‘Prit, duket sikur kam bërë operacion në hundë’
Megjithatë, Kendall këmbënguli edhe një herë në mohimin e saj:
Betohem në Zot, mbi gjithçka që dua, nuk kam bërë kurrë operacion në hundë.

Deklaratat e saj kanë ndezur sërish debat në rrjetet sociale, ku një pjesë e fansave e mbështesin hapur, ndërsa të tjerë vazhdojnë të dyshojnë për ndryshimet në pamjen e saj ndër vite.