Celebrities Gossip Showbiz

Tanimë është bërë një traditë, pas pushimeve Arbana takon mikeshën e saj Xhemin!

Arbana Osmani është padyshim një nga moderatoret më të dashura të publikut. Arbana ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike së fundmi, teksa “Big Brother Vip Albania” theu çdo rekord të mundshëm. Jo vetëm ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kishin të gjithë vëmendjen rreth tyre, por edhe prezantuesja dhe moderatorja shumë e dashur gjithashtu.

Prej disa ditësh Arbana dhe Eduarti kanë udhëtuar në disa vende të botës së bashku me djemtë e tyre duke shijuar kështu disa ditë pushimi. E teksa është rikthyer në Tiranë, në listën e gjërave që bukuroshja duhet të bëjë është padyshim dhe takimi me mikeshën e saj të ngushtë Xhemi Shehu. Ky ‘ribashkim’ pasi njëra prej tyre largohet tanimë është kthyer në traditë.

Së fundmi Arbana ka postuar një video të një aktoreje që imiton, ikonën Marilyn Monroe duke e ngjasuar atë me moderatoren e njohur dhe gjithashtu shoqen e saj, Xhemi Shehun.

Faktin se do të bëhet sërish mama na e bëri me dije vetë Arbana Osmani gjatë finales së madhe të “Big Brother VIP”. Arbana ka treguar gjithashtu se gjininë e fëmijës së tretë e ka zbuluar kur ishin me pushime dhe nuk mundën ta ruajnë me një video këtë moment, që i dha shumë emocione. Arbana ka treguar me anë të postimeve se po kalon gjithë kohën e lirë të munguar me dy djemtë e saj.