Botë e Çuditshme Travel

Të gjithë banorët jetojnë në një rrugë, ju njohim me fshatin Suloszowa!

Së fundmi, një fshat polak ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale ditët e fundit. Bëhet fjalë për Suloszowa, ku të gjithë banorët jetojnë në një rrugë. Vendi piktoresk 45 minuta nga Krakovi-fshati Suloszowa, falë paraqitjes së pazakontë të shtëpive të banorëve vendas, tërheq vëmendjen e miliona njerëzve.

Suloszowa është në fakt një nga rrugët më të gjata në Poloni dhe shtrihet për rreth 9 kilometra. Grupe shtëpish dhe ndërtesash shtrihen përgjatë rrugës dhe ato përfaqësojnë një panoramë piktoreske.

Sipas revistës turistike amerikane “Travel + Leisure”, fshati i vogël piktoresk Gorden i vendosur në majë të një shkëmbi në një lartësi mbidetare prej 340 metrash, është një nga fshatrat më të bukur në botë. Gordes ndodhet në Francë dhe ky xhevahir tërheq vizitorë nga e gjithë bota çdo vit për bukurinë e tij të përjetshme. Tani në pranverë, është veçanërisht magjik për shkak të të gjitha ngjyrave dhe aromave nga natyra.

Historia e Gordes daton që nga koha romake, por gjatë Mesjetës fshati mori konfigurimin aktual me rrugë të ngushta, kalime të harkuara, shtëpi prej guri të thatë dhe një kështjellë magjepsëse mesjetare me pamje nga lugina. Ajo ka lulëzuar prej shekujsh falë bujqësisë dhe është veçanërisht e famshme për prodhimin e qeramikës, traditë që vazhdon edhe sot.