Celebrities Gossip

Të punosh në det të hapur për muaj të tërë…/Ju njohim me kryekuzhinieren që ka gatuar për shumë yje të famshëm!

Prej 8 vitesh Valentina Argyropoulou gatuan dhe përballë saj ka detin. Kjo është puna e kryekuzhinieres në jahtin luksoz, O’PTASIA dhe ajo e dashuron këtë rutinë. Ndërkaq, Valentina shprehet:

Një ditë lundrojmë në Egje dhe disa ditë më vonë nisemi për në Karaibe ose në Detin e Kuq. Koha më e gjatë që kam kaluar vazhdimisht në det ishte 2.5 muaj kur isha në Arabinë Saudite.

Ajo ka gatuar për disa nga yjet më të famshëm të sportit dhe filmit amerikan dhe evropian, si Michael Jordan, Roger Federer, Dana White dhe regjisori i X-Men, Bryan Singer, si dhe biznesmenë të famshëm si Mark Zuckerberg, anëtarë të familjes mbretërore të Arabisë Saudite. E pyetur se çfarë mund ta stresojë teksa punon në det të hapur, ajo përgjigjet:

Nëse është një pjatë e mirë, ankthi që jetoj çdo herë që të dalë siç duhet dhe në kohën e duhur është e njëjtë me atë që do të jetoja në kuzhinën e një restoranti. Por këtu duhet të merresh edhe me diçka tjetër; gatimet që bëhen duhet të nisen drejt një ‘sheshi dielli’ dhe do duhet të pyesësh veten, nëse do të arrijë e paprekur apo jo? A do të hanë brenda apo jashtë? Moti herë është aleat e herë armik.

Të njëjtin stres ajo thotë se i shkakton edhe çështja e furnizimeve, megjithatë, Valentina shton se puna në jaht i krijon edhe mundësinë që të bëjë pazare në çdo port ku zbarkojnë.