Celebrities Gossip Showbiz

Të zbuluar me portret të plotë, Genta Ismajli na i bën ‘sytë me zemra’ me foton e parë me binjakët!

Prej muajsh tashmë është përfolur në media për shtatzëninë e Genta Ismajlit. Por pritjes i erdhi fundi pasi këngëtarja më në fund u bë nënë për herë të parë së bashku me partnerin e saj, Usta më 21 janar të këtij viti. Dyshja janë bërë prindër, por me një lumturi të dyfishtë, pasi familjes së tyre i janë shtuar tanimë dy anëtarë të rinj, një vajzë dhe një djalë për të cilët nuk dimë më shumë.

Çifti nuk ka postuar asnjë foto tyren, deri para pak orësh ku bukuroshja me të vërtetë na i bëri sytë me zemra me foton më të fundit. Teksa shfaqet si një perëndeshë e vërtetë, Genta mban në krah dy vogëlushët e saj. Kjo është foto e parë që këngëtarja ndan me ndjekësit e saj në rrjet, duke zbuluar gjithashtu dhe portretin e binjakëve.

Pak ditë më parë bukuroshja ka shpërndarë një foto të sajën ku si pas lindjes dukej një yll i vërtetë. Mirëpo, ardhja në jetë e fëmijëve duket se e ka bërë Gentën të ndryshojë dhe ‘look’ pasi së fundmi na është shfaqur si një bjonde.

Genta nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram publikoi një foto të dy veshjeve të binjakëve dhe gjithashtu zbuloi edhe një detaj tjetër, emrin e injakëve të saj.  Emrat e bebeve janë Icon dhe Blue Ivy.

Rikujtojmë se, edhe para pak ditësh Genta publikoi këngën e saj në bashkëpunim me reperin gjerman Eko Fresh dhe Phat Crispy. Bashkëpunimi mes tyre u titullua “Bad Bitch” dhe nuk rezultoi të ishte një dedikim për binjakët e saj ashtu siç ishte përfolur. Ky bashkëpunim e riktheu bukuroshen në tregun muzikor pas një pauze mjaft të gjatë për shkak të shtatzënisë së këngëtares.