Celebrities Gossip Showbiz

Tea Trifoni ka bërë gjoksin? Rrjeti po ‘zien’ nga kjo fotografi e ish- konkurrentes së “Për’Puthen”

Ndryshimi drastik në ‘look-un’ e Tea Trifonit nuk kaloi pa u vënë re. Në hyrjen e saj në fillim të programit dhe pas ndërhyrjes që ish- konkurrentja e “Për’Puthen” bëri dhe që nuk ngurroi ta pranonte publikisht solli një transformim total sajin. Tea nga disa kilogramë mbi peshën që ajo dëshironte të kishte, tani mund të themi me plot gojë se ka forma të theksuara, të cilat nuk ngurron t’i tregojë.

Së fundmi, e ftuar në ditëlindjen e një tjetër ish- konkurrente të “Për’Puthen” Ana Kauri, Tea u shfaq tepër provokuese, teksa mbante veshur një kostum të bardhë dhe poshtë xhaketës asgjë veçse një palë të brendshme ngjyrë lejla.

Në një kënd të afërt që gazetari i njohur, Ervin Kurti i ftuar gjithashtu në festë ka kapur dekoltenë e bëshme të bukuroshes, teksa tregon se ajo ka ‘thyer’ kodin e veshjes pasi nuk është e veshur e gjitha me të bardha.

Ajo që syri jonë vuri re është ndryshimi i madhësisë dhe formës së gjoksit që Tea ka patur dikur në ndryshim nga i tanishmi. Gjithë ndjekësit e saj po dyshojnë se ajo mund të ketë ndërhyrë në dekoltenë e saj, megjithatë po jua lëmë ju në dorë të shihni ndryshimin.